Zagreb - Kosor: Tadiç I Mirëpritur Në Vukovar
ZAGREB, 19 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti serb, Boris Tadiç është i mirëpritur në Vukovar, në Kroaci, ku u zhvilluan luftimet më të përgjakshme në luftën për pavarësinë e vendit (1991-1995), deklaroi sot kryeministrja kroate, Jadranka Kosor, cituar nga media lokale.
''Boris Tadiç është i mirëpritur në Vukovar", nënvizoi Kosor, e cila reagoi në lidhje me propozimet e paraqitura dje në Beograd nga presidenti serb, i cili priti homologun kroat, Ivo Josipoviç.
"Askush nuk duhet të më ftojë për të vizituar vendet ku është shkaktuar vuajtje'', deklaroi Tadiç, cituar nga media kroate.
''Unë do të vij vetëm, por sigurisht do të shkoj në Vukovar me mikun tim, Ivo Josipoviç. Ne do të zgjedhim momentin për këtë'', shtoi ai.
Tadiç dhe Josipoviç kanë shfaqur prej disa muajsh vullnetin e tyre për të ecur përpara në rikthimin e paqes mes dy vendeve të tyre, marrëdhëniet e të cilëve janë akoma hipotetike nga konflikti i viteve 1991-1995.
Një vizitë e Tadiçit në Vukovar do të jetë e një rëndësie të veçantë simbolike për shkak të luftimeve të dhunshme që janë zhvilluar në këtë vend./
/ec/ a.jor.