Afganistan - Karzai: Mbështesni Planin Tonë Për Paqe
KABUL, 20 korrik /ATSH-ANSA/ - Presidenti afgan Hamid Karzai deklaroi sot se "vendi po përgatitet të marrë përgjegjësitë e sigurisë në vitin 2014".
Presidenti afgan i kërkoi sot komunitetit ndërkombëtar të "mbështesë planin për integrimin dhe ribashkimin e vendit".
"Ne duam t'i bindim ata opozitarë që do të pranojnë të respektojnë Kushtetutën dhe do të ndërpresin marrëdhëniet me Al Kaidan të bashkohen me ne", deklaroi Karzai.
Deklaratat e presidentit erdhën gjatë Konferencës së Kabulit.
/e.v/