English

Afganistan - Rasmussen: Nato Do Të Qëndrojë Edhe Pas Tranzicionit

KABUL, 20 korrik /ATSH-ANSA/ - NATO "do të qëndrojë në Afganistan edhe pasi kalimit të sigurisë te qeveria afgane", deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, gjatë një fjalimi në konferencën e donatorëve në Kabul. "Tranzicioni do të bëhet gradualisht në bazë të një shqyrtimi të situatës politike dhe të sigurisë", deklaroi Rasmussen. Ai theksoi se "kur tranzicioni të ketë përfunduar, forcat ndërkombëtare nuk do të largohen por do të marrin një rol mbështetës". /e.v/
KOMENTE