Tiranë, 20 Korrik, NOA – Një aksion policor, i organizuar pak minuta më parë në kryeqytet, ka mundur të finalizohet me sekuestrimin e plot 100 kilogramëve lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Ngjarja konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës, sipas të cilave, në këtë aksion policor ka pasur edhe disa persona të arrestuar, si të dyshuar për trafikimin e lëndës narkotike të lartpërmendur.
Ndërkaq, efektivat policorë janë duke vijuar më tej aksionin e tyre, për të kapur të gjithë bashkëpunëtorët që vepronin në rrjetin që kishte marrë përsipër transportin e kësaj sasie të konsiderueshme lënde narkotike ... (vijon).
n.e/NOA