Tiranë, 20 korrik, NOA – Një tjetër vjedhës banesash në Tiranë ka rënë dje në prangat e policisë.
Sikundër njoftoi policia, bëhet fjalë për 26 vjeçarin Ronaldo Fatos Dervishi.
Kapja e tij, u bë dje në rrugën “Ali Baushi”,
Policia thotë se Ronaldo Dervishi dyshohet se në bashkëpunim me një bashkëmoshatarin e tij, kanë vjedhur me thyerje banesën e një shtetasi.
Tashmë materialet kundër tij i kanë kaluar për ndjekje penale prokurorisë së Tiranës.
mit/NOA