English

Axhenda Ndërkombëtare 20 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------- KABUL - Konferenca ndërkombëtare e Kabulit ku marrin pjesë përfaqësuesit e më tepër se 60 vendeve donatore u hap sot në kryeqytetin afgan nën masa të forta sigurie. Tranzicioni në Afganistan nuk mund të zgjatet pa fund, u shpreh në Kabul shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton, duke premtuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të pranishme në vend pas korrikut të vitit 2011. NJU ORLINS - Ndjekje e përpjekjeve kundër shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës ndërkohë që qeveria amerikane autorizoi dje BP-në të mbajë të mbyllur edhe për 24 orë pusin e naftës. Kompania njoftoi se po shqyrton një pistë të re për mbylljen përfundimtare të pusit. - Në Uashington, kryeministri britanik David Cameron zhvillon vizitën e parë zyrtare gjatë të cilës do të bisedojë me presidentin Barack Obama për Afganistanin dhe situatën e kompanisë BP, shkaktare e shtresës së naftës. VJENË - Ndjekje e konferencës së 18-të ndërkombëtare për SIDA-n, me një manifestim në favor të luftës kundër kësaj sëmundjeje me pjesëmarrjen e këngëtares Annie Lennox (16:30). Konferena vazhdon deri më 23 korrik. UASHINGTON - Komisioni gjyqësor i Senatit pritet të shprehet për emërimin e Elena Kagan në Gjykatën e Lartë. Kagan, e cila do të jetë gruaja e katërt në histori që emërohet në këtë gjykatë, pritet të marrë shumicën e votave në favor të saj përpara se emërimi i saj të miratohet edhe nga i gjithë Senati (14:00). RAMALLAH (Cisjordanie) - Mbledhje e Këshillit revolucionar të Fatahut, partia e presidentit të Autoritetit palestinez Mahmud Abas, në Ramallah për të diskutuar rreth rifillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin (15:00 GMT). SEUL - Vizitë e sekretarit amerikan të Mbrojtjes Robert Gates në Seul në një kuadër tensionesh me Korenë e Veriut të shkaktuara nga goditja e një anijeje koreanojugore për të cilën u fajësua Pheniani. ATHINË - Greqia emeton sot bono thesari me vlerë 1,50 miliard euro, një javë pas një emetimi bonosh që i ka qetësuar tregjet. BRUKSEL - Konferencë shtypi e komisioneres evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmström rreth strategjisë së BE-së në fushën e luftës kundër terrorizmit. /I.Pu.
KOMENTE