English

Bode: Lincesimi I Ekspertëve Kontabel, Hallke Per Te Luftuar Korrupsionin

TIRANË, 20 Korrik/ ATSH/- Ministri i Financave, Ridvan Bode e konsideroi të martën licesimin e ekspertëve kontabël si një, "nga reformat më cilësore të ndërrmara nga qeveria shqiptare". Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çertifikatave të ekspertëve kontabël organizuar në Hotel Tirana, Bode tha se, "reformat në fushën e kontabilitetit janë mjaft të rëndësishme për të përmirësuar transparencën dhe për të luftuar korrupsionin". "Ekspertët kontabël kanë një kontribut parësor pasi ata kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe krijimin e një atmosfere profesionistësh, duke luftuar informalitetin në ekonominë shqiptare", theksoi Bode. Sipas kreut të financave, "në 6 muaj u bë e mundur të zbatohet hyrja në profesion e kontabilistëve dhe ekspertëve kontabël, ndërsa u çertifikuan 22 ekspertë kontabël dhe 93 kontabilistë të miratuar". "Këto çertifikata, u shpreh Bode, konfirmojnë faktin se ka një vlerësim dhe një shkallë më të lartë përgjegjeshmërie". /s.d/f.n/
KOMENTE