Brukseli Përgatit Strategjinë Për Sigurinë E Brendshme Të Be-Së
BRUKSEL, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian vazhdon të jetë nën kërcënimin e atentateve terroriste dhe duhet t'i jepet prioritet parandalimit të tyre në sajë të një koordinimi më të mirë të shkëmbimeve të informacionit, konfirmoi sot komisionerja e ngarkuar për Sigurinë, Cecilia Malmstrom.
"Bashkimi Evropian ka qenë shpesh i detyruar të reagojë për atentatet dhe masat e marra nuk kanë qene efikase'', theksoi ajo në një konferencë shtypi.
Malmstrom theksoi se ''do të prezantojë në vjeshtë një strategji për sigurinë e Brendshme të Bashkimit Evropian''.
"Numri i atentateve dhe arrestimeve të terroristëve ka qenë në ulje, por propaganda dhe përgatitjet duan kohë dhe Bashkimi Evropian duhet, përveç të tjerash, t'i bëjë ballë një terrorizmi që i ka rrënjët evropiane'', nënvizoi ajo.
"Për këto arsye, Bashkimi Evropian duhet të rrisë kapacitetet e veprimit dhe të reagimit'', shtoi ajo.
''Evropianët duhet të luftojnë në disa fronte, propaganda, radikalizimi, rekrutimi nga njëra anë dhe financimi i terrorizmit nga ana tjetër dhe në fund kërcënimet kimike, biologjike dhe bërthamore'', theksoi Malmstrom./
/ec/