English

Caritasi ndihmon fëmijët e mbetur jetimë në tragjedinë e Gjegjanit

Tiranë, 20 Korrik, NOA - Caritasi shqiptar, përmes një deklarate për shtyp, ka bërë me dijeni faktin se sapo mori dijeni për tragjedinë e fundjavës në aksin Fushë Arrëz – Durrës ku mbetën të vdekur 14 persona, u vu menjëherë në lëvizje për të gjetur mënyrën më të përshtatshme për t’u ardhur në ndihmë familjeve të viktimave.

“Për të lehtësuar sadopak dhimbjen e familjeve të prekura nga kjo tragjedi dhe sidomos jetimëve, Caritas Shqiptar me anë të adoptimit në distancë do të ofrojë për këta fëmije ndihmën që do të konsistojë në një pagesë mujore për dy vite me radhë e cila do të kontribuojë në plotësimin e nevojave ekonomike të këtyre fëmijëve”, thuhet në këtë deklaratë.

Gjithashtu, Caritas bën me dije se jetimëve të kësaj tragjedie do t’u ofrohet edhe asistencë psiko-sociale për t’i ndihmuar të kalojnë traumën që tragjedi të tilla shkaktojnë.

n.e/NOA

KOMENTE