Tiranë, 20 Korrik, NOA – Ekipi i Dinamos është skualifikuar nga Champions League, duke mos mundur që të regjistrohet dot në garat e ardhshme për kupën e saj, edhe pse sot e mundi ekipin e Sherif Tiraspolit, me rezultatin 1-0.
Kjo pasi, për të siguruar kualifikimin e mëtejshëm, kësaj skuadre i duhej një fitore të paktën me rezultatin 2-0, gjë e cila nuk ndodhi.
E në këtë mënyrë, megjithë lojën e mirë që realizuan sot në stadiumin "Qemal
Stafa", kampionët shqiptarë të Dinamos nuk e mbyllën dot me sukses aktin e dytë të raundit të dytë kualifikues të UEFA
Ndërkaq, nëse do të kualifikoheshin sot, bardheblutë do të përballeshin me një skuadër me të njëjtin emër në raundin e tretë, Dinamon e Zagrebit.
Por pas humbjes që kishin siguruar më parë në Moldavi, para ekipit të Sherif Tiraspolit, ata nuk mundën ta tejkalonin atë, duke ngecur vetëm në këtë fazë të ëndrrës së tyre për të marrë pjesë në kampionatin e famshëm Champions League.
n.e/NOA