English

Dy të mbyturit në përrua ishin kushërinj, kërkuan të shpëtonin njëri-tjetrin

Gramsh, 20 Korrik, NOA Update – Dy viktimat e mbytura sot në përroin e fshatit Përvol të Gramshit, ishin kushërinj me njëri-tjetrin.

Konfirmimi bëhet nga ekspertët e ekipit hetimor në vendngjarje, të cilët kanë arritur tashmë të bëjnë edhe identifikimin e tyre, përkatësisht emrat Mariglen Kullolli dhe Elton Dusha.

Që të dy kushërinjtë, bëhet me dijeni se kishin shkuar në përrua për t’u larë dhe aty njërin prej tyre e ka rrëmbyer rrjedha e tij, në një kohë që thuhet se përroi i Përvolit ka një thellësi mjaft të madhe.

Menjëherë, kushëriri i tij, që ka qenë gjithashtu në ujë, ka tentuar t’i japë ndihmë por pa mundur që ta tërheqë dot e madje, duke u rrëmbyer edhe ai vetë nga rrjedha e fortë e përroit.

Fshati Përvol ndodhet 15 minuta larg qytetit të Gramshit.

Ndërkaq, ekipi hetimor po vazhdon ende punën e tij për verifikimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë, sikundër edhe atë për nxjerrjen sa më parë nga ujërat të dy trupave të mbytur.

n.e/NOA

KOMENTE