Elbasan: Shpallen Ne Kerkim Tre Shtetas, Plagosen Rende Nje 42-Vjecar
R
ELBASAN, 20 Korrik/ATSH-Miranda Sadiku /.-Tre shtetas jane shpallur në kërkim policor, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë plagosur rëndë një 42-vjeçar.
Burime të Policisë lokale bëjnë të ditur se "shtetasit Enea Hysa, 22 vjeç, Granoz Hysa, 35 vjeç edhe Ardjan Hysa, 44 vjeç, që të tre me banim në qytetin e Belshit, për motive pronësie kanë goditur disa herë më sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin me iniciale H.T, 42 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spitalin kirurgjik të Elbasanit në gjendje të rëndë për jetën". /a.ke/