Fier: Nxirret Nga Deti Kufoma E Nje 21-Vjecari
FIER, 20 Korrik /ATSH -Rr.Isufaj /. - Në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet dhe u nxorr prej ujrave të detit Adriatik, në afërsi të Semanit kufoma e shtetasit Aurel Mitrushi.
Burime zyrtare te policise se Fierit bejne te ditur se, "21-vjeçari Mitrushi, banues në fshatin Ndërnënas të komunës Libofshë, u mbyt 2 ditë më parë në plazhin e Ndërnënasit".
Familjarët dhe policia prej dy ditësh vazhduan kërkimet në ujrat e detit, por trupi i pajete i 21-vjeçarit u gjet sot rreth orës 05.30.
Sipas të njëjtave burime, vdekja e tij ka qene natyrale. /a.ke/