English

Gjermania Përkujton Atentatin E Munguar Kundër Hitlerit

BERLIN, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Gjermania përkujtoi sot atentatin e mbetur në tentativë kundër Adolf Hilterit, kryer para 66 vjetësh nga oficerët e Wehrmacht-it në Rastenburg. Ministri i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg u bëri homazhe autorëve të kësaj tentative për grusht shteti. Truri i operacionit "Walkyrie", Claus Schenk von Stauffenberg dhe tre bashkëpunëtorët e tjerë u ekzekutuan vetëm pak orë pasi atentati kundër Hitlerit dështoi. Mëngjesin e 20 korrikut 1944 Claus Schenk von Stauffenberg fluturoi nga Berlini në Prusinë Lindore ku ishte një prej rezidencave të Hitlerit. Aktivizoi një bombë të futur në një çantë zyrtare të cilën e vendosi poshtë një tryeze në shtabin qëndror të Hitlerit pranë vendit ku ky i fundit po qëndronte në këmbë. Në orën 12:40 bomba shpërtheu dhe shkaktoi pesë të vrarë, por Hitleri shpëtoi. Claus Schenk von Stauffenberg u largua menjëherë pas atentatit dhe u kthye me avion në Berlin, ku më pas u ekzekutua. Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të marrë pjesë përkrah ministrit, në ceremoninë e betimit të 420 ushtarëve para Reichstagut, selia e Bundestagut, një ritual i përvitshëm që prej vitit 1999./ /ec/ a.jor.
KOMENTE