English

I gjendet një automjet i vjedhur, kapet pronari i grumbullimit të skrapit

Fier, 20 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Fierit kanë ndaluar një person, të cilit iu gjet një automjet i vjedhur.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është Halit Kajlica, 48-vjeç, lindur dhe banues në Fier.

Ndalimi i tij shtetasi u bë për veprën penale "Përvetësim i parave ose mallrave të vjedhur", parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, për arsye se në pikën e tij të grumbullimit të skrapit, u gjet mjeti i vjedhur tip katraul me targë FR 7519 C në pronësi të personit me inicialet Xh.V.

Po kështu, në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim edhe 37-vjeçari Leonard Tafa, banues në Fier, i cili dyshohet të jetë autor i vjedhjes së mjetit të mësipërm.

Materialet i kaluan prokurorisë së Fierit për veprat penale "Vjedhje" dhe "Përvetësim i parave ose mallrave të vjedhur”.

n.e/NOA

KOMENTE