English

I vodhën lopët dy fshatarëve, në pranga tre autorët e vjedhjes

Durrës, 20 korrik, NOA – Dyshohen si vjedhës të lopëve të dy fshatarëve të tjerë në Durrës, por kanë rënë në prangat e policisë tre autorët.

Policia e krimit ekonomik në qytetin bregdetar ka arrestuar sot 51 vjeçarin nga Durrësi, Besnik Xhafa, i dënuar më para për moskallëzim krimi; 42 vjeçarin nga fshati Shënavlash i Durrësit Bardhok Ndoj dhe 48 vjeçarin nga fshati Jubë i Katundit të Ri në Durrës, Pask Tilka.

Sipas policisë të tre këta shtetas u ndaluan sot ngase në bazë të të dhënave të marra nga hetimet në rrugë dhe informacionet në rrugë operative, dyshohen të kenë vjedhur bagëtitë e dy fshatarëve durrsakë.

Përkatësisht autorët i kanë vjedhur dy lopë, përkatësisht dy fshatarëve të ndryshëm.

Tre të arrestuarit në bashkëpunim i kanë vjedhur lopën, në 12 korrik, 50 vjeçarit me iniciale K.G., banor në lagjen 8 të Durrësit.

Të njëjtën vepër penale e kanë konsumuar edhe ndaj 47 vjeçarit S.D nga fshati Fllakë i Durrësit, të cilit i kanë vjedhur një lopë.

Të tre të arrestuarit, Besnik Xhafa, Bardhok Ndoj dhe Pask Tilka po hetohen tashmë për vjedhje në bashkëpunim nga prokuroria e Durrësit.

mit/NOA
KOMENTE