English

I zhdukur prej 24-orësh, 21-vjeçari gjendet i mbytur në plazhin e Semanit

Fier, 20 Korrik, NOA – Kishin më shumë se një ditë dhe një natë që e kërkonin dhe më në fund, e kanë gjetur të mbytur mëngjesin e ditës së sotme në plazhin e Semanit në Fier.

Fjala është për trupin e pajetë të një djali 21-vjeçar me emrin Aurel Metushi, i cili rezultonte i zhdukur prej 24 orësh dhe ishte shpallur në kërkim prej forcave të policisë së Fierit, pas denoncimit humbjes nga familjarët dhe të afërmit e tij.

Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë së Fierit, për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, trupi i pajetë u gjet saktësisht në ndarjen Seman-Darzezë.

Nga veprimet paraprake të grupit hetimor, mësohet se vdekja e viktimës mund të ketë mbërritur si shkak i mbytjes së tij.

n.e/NOA

KOMENTE