Shkodër, 20 korrik, NOA – Ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një personi, por sot ka mundur të bjerë në prangat e forcave të policisë së Shkodrës.
Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është pikërisht Kastriot Gavoçi, 36 vjeç, lindur e banues në fshatin Stajka të Bushatit në Shkodër.
Ndalimi i tij u bë pasi ky person ishte i shpallur në kërkim, me vendim të gjykatës së Shkodrës, që nëntor të vitit të kaluar për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.
Bëhet me dijeni se forcat e drejtorisë së Shkodrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e tij në fshatin Stajka.
Nga ana e tyre u kryen veprimet e duhura procedurale, ndërsa materialet në ngarkim të tij, iu kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.
n.e/NOA