Kosove: Haradinaj Ne Seancen E Vendimit Te Apelit Ne Hage
PRISHTINË, 20 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka udhëtuar sot drejt Hagës ku do të marrë pjesë në seancën e vendimit të Apelit, që do të shpallet të mërkurën paradite, me 21 korrik në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Prezenca e kryetarit Haradinaj në këtë seancë është procedurale, behet e ditur për mediat nga AAK.
Në vendimin e Trupit Gjykues të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës të datës 3 prill 2008, kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Haradinaj është shpallur plotësisht i pafajshëm dhe është liruar nga të gjitha akuzat. /a.ke/