English

Kriza - Greqia Hedh Në Treg 1.95 Miliardë Euro Bono Thesari

- Kërkesa tejkalon ofertën - ROMË, 20 korrik /ATSH-ANSA/ - Greqia përfundoi sot me sukses ankandin ditor për shitjen e bonove të thesarit për një periudhë tremujore, duke mbledhur 1.95 miliardë euro. Kërkesa e kaloi me 3.85 herë ofertën. Ky është ankandi i dytë që kur Athina mori ndihmat e Bashkimit Evropian në muajin maj për të shmangur një falimentim të mundshëm të shtetit. /e.v/
KOMENTE