English

Lezhe: Ne Pranga Edhe Disa Shtetas Te Tjere Te Implikuar Ne Grabitjen E Shtetasve Malazeze

LEZHË, 20 Korrik/ATSH-G. Marku/- Policia e Lezhes vuri nën pranga sot disa shtetas të tjerë të implikuar në grabitjen e shtetasve malazezë ditet e fundit, duke sekuestruar edhe prova materiale. Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Lezhës, ku pas mosbindjes së urdhërit të forcave te Policisë për t'u ndaluar dhe shkëmbimit të zjarrit me to, ku mbeti i vrarë një 16-vjeçar, ka bërë që uniformat blu të Lezhës të vazhdojnë operacionet e tyre, duke vënë në pranga edhe persona të tjerë si të dyshuar në implikim gjatë grabitjes së shtetasve malazezë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Gjatë një prononcimi për ATSH-në, zëdhënësja e shtypit e Drejtorisë Policisë Qarkut Lezhë, Eliona Nika, bëri të ditur se, "fillimisht policia bëri ndalimin e dy shtetasve, Vladimir Nikolli dhe Flori Nikolli, përkatësisht 30 dhe 25 vjeç, i pari banues në fshatin Barbullojë dhe i dyti banues në lagjen Skenderbeg në Lezhë. Në vazhdim të aksionit, u ndaluan edhe shtetasit Ardit Skandaj, Sokol Jashari, Fation Sejfullai, dy të parët me banim në Lezhë dhe i treti në Tiranë". Sipas saj, "ky ndalim u bë për veprat penale të "Vjedhjes me dhunë në bashkëpunim" dhe "Kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vertetes", pasi me datën 14.07.2010, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kryen vjedhjen me dhunë në bashkëpunim ndaj tre shtetasve malazeze, në vendin e quajtur Kryqëzimi i rruges Kallmet, gjatë superstrades Lezhë - Shkodër". Nga i njëjti burim mësohet se nga kontrolli, fillimisht u gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale, motorri i markes "Honda", pa targa, me ngjyrë blu, me të cilën autorët kryen vjedhjen dhe që i përket shtetasit Flori Nikolli. Më pas, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provave materiale, kartmonedha me prerje 1000 dhe 2000 lekëshe me vlere 250 000 lekë, nje pistoletë tip TT, karikator me 7 fishekë, 3 telefona celulare, 2 të markes LG dhe tjetri i markes Samsung, 1 aparat fotografik, 1 kamer digitale e markes Sony etj. /a.ke/
KOMENTE