Londër, 20 korrik 2010, NOA - Lindja e një fëmijë me ngjyrë të bardhë, një vogëlushe bionde me sy blu nga një çift me ngjyrë (me origjinë nigerianë) ka surprizuar mjekët e spitalit Queen Mary në Sidcup. Mjekët që e pritën vajzën e quajtën Nmachi që do të thotë "e bukuria e Perëndisë”.
" Siç bëjnë të ditur mediat lokale prindërit e vajzës Ben dhe Angela Ihegboro kanë dhe dy fëmijë të tjerë Dumebi 2 vjeç dhe Chisom 4 vjeç.
“ A është e sigurt që është e jona?", i ka thënë Ben gruas së tij, pasi ka parë për herë të parë vajzën. Pamja e vajzës ngjan shumë pak me atë të prindërve të saj me ngjyrë.
Dhe në fakt rasti i Nmachi, e cila jeton me prindërit e saj dhe dy vëllezërit (me ngjyrë) në Londër, ka befasuar edhe ekspertët e gjenetikës, as Ben as Angela nuk kishin në pemën gjenealogjike të familjeve të tyre, gjenet kaukaziane.
a.e./NOA