Mbrostar: Zjarr Ne Nje Depozite Nafte, Zjarrfikset Ne Pune Per Shuarjen E Tyre
E
MBROSTAR, 20 Korrik/ ATSH, Rrapo Isufaj/- Drejtori i Policisë së Fierit, Mërgim Hoxha tha para pak castesh për mediat se "deri tani nga zjarri i rënë në depozitat e firmës "Ciliota group" në fshatin Mbrostar, janë djegur tre autobotë nafte dhe një depozitë nafte".
Hoxha shtoi se "me forcat e Policisë dhe shërbimit zjarrfikës po punojmë për mbajtjen nën kontroll të flakëve dhe mbrojtjen e tre depozitave të tjera".
Ai bëri të ditur gjithashtu se janë lajmëruar dy kompanitë, Armo dhe Albpetrol që pritet të sjellin edhe ato mjetet e tyre për shuarjen e zjarrit.
Në thellësi të fshatit Mbrostar, 4 kilometra larg qytetit të Fierit, rreth orës 12:45 u shënua një zjarr në vendin ku janë 4 depozita nafte të një firme private.
Në vendngjarje mbrritën me urgjencë zjarrëfikset dhe mjete te tjera të shërbimit Zjarrfikës të Fierit, që së bashku me forcat e Policisë dhe banorë të zonës, po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët./n.m/(vijon)