English

Mbyten 2 të rinj në përrua, policia dhe RENEA në kërkim të trupave

Gramsh, 20 Korrik, NOA – Dëshira për pak freski në këtë ditë të nxehtë vere, duket se u ka kushtuar jetën dy të rinjve nga një fshat i Gramshit.

Kështu, duke dashur të lahen në përrua ata kanë gjetur vdekjen, pasi janë mbytur aksidentalisht, në pamundësi për ta ndihmuar njëri-tjetrin të dalin të gjallë nga rrjedha e ujit që i rrëmbeu pa kthim.

Ljmi konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, sipas të cilave ngjarja fatale ka ndodhur në fshatin Përvol të Gramshit, ndërsa thuhet se dy të rinjtë u mbytën në grykëderdhjen e përroit.

Mësohet se në vendngjarje mbërritën menjëherë forca të policisë, madje edhe forca të RENEA-s, të cilat do të kërkojnë në rrjedhën e përroit e përreth saj, për të gjetur trupat e mbytur.

Ndërkaq, bëhet me dije se dy të rinjtë e mbytur, kanë qenë përkatësisht të moshave 18 dhe 21 vjeç ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE