English

Ministria E Mjedisit, Inspektim Dhe Gjoba Për Ruajtjen E Mjedisit Ne Plazhe

TIRANË 20 Korrik/ATSH, Gjergji Mima/ - "Inpektoriatet e mjedisit po ushtojnë kontrolle intensive në plazhe nga Velipoja, deri në Sarandë për të pare si është respektuar ligji për administrimin e mbetjeve të ngurta mjedisore, duke vendosur gjoba për kundravajtësit", tha sot për mediat, drejtori i kontrollit të mjedisit në Ministrinë e Mjedisit, Alfred Deshati. Krahasuar me sezonin turistik 2009, në baze te kontrolleve te kryera, rezulton se situata mjedisore paraqitet me përmirësim të dukshme, sidomos ne zonen ranore në Velipojë, Shengjin, Tale, Spille, Himare dhe Sarandë. Po megjithatë, shkelje konstatohen me hedhjen e mbetjeve te ngurta jashte vendeve te percaktuara per depozitimin. Ne landfill konstatohet se mbeturinat urbane nuk groposen dhe sistemohen, depozitime mbeturinash urbane vihen re jashte vendeve te caktuara dhe fare prane rrugeve te kalimtareve, ndërsa vazhdojnë ende shkarkimet e ujerave të zeza ne det nga subjekte te ndryshem me aktivitet bar-restorante dhe hoteleri. Për këto shkelje, janë marrë masa administrave me denim me gjobë dhe janë lënë detyra me afate te percaktura per permiresimin e gjendjes mjedisore. Komunat Velipojë Shengjin dhe ShenKoll janë gjobitur me nga 500.000 leke secila. Bashkia e Durrësit dhe komuna e Ishmit janë gjobitur me nga 1.000.000 lekë. Me po këtë vlerë është gjobitur edhe firma e pastrimit ne Golem, ndërsa ajo në komunen Kryevidh, me 500.000 leke gjobë. Me gjobën 1 milionë lekë është gjobitur edhe kompania e naftës "Albetrol' në Fier, ndërsa është pezulluar aktiviteti në sektorin qe shkakton shkarkimet e mbetjeve. Në 9 subjekte private, kryesisht bare, restorante dhe hoteleri në Golem, u nderhy me mjete te specializuara duke prishur tubacionet e shkarkimit ne det te ujerave te zeza. Per 12 subjekte ndertuese ne Sarande, u moren masat e pezullimit te aktivitetit te tyre deri me daten 31 Gusht, pasi shkaktonin ndotje akustike ne zonen e plazhit gjate procesit te germimit, transportit dhe betonimit./n.m/
KOMENTE