Australi, 20 korrik 2010 NOA/ Rid Bulku - Një burrë plotësisht i zhveshur dhe me një armë në dorë ka krijuar panik tek kalimtarët ndërsa qëndronte tek një tarracë e një pallati duke ulëritur fraza pa kuptim në drejtim të tyre.
Burri ndenji për katër orë duke shpërndarë panik tek të pranishmit, por në fund u arrit të bllokohej nga forcat policore. Gjithçka ka ndodhur në Perth të Australisë. Personi në fjalë me sa duket ka qenë rreth moshës 30 dhe 40 vjeçare, është ngjitur në lartësi ku qëndronte pranë një kartele publicitare dhe u bërtiste të gjithë kalimtarëve fraza pa sens.
Policët, arritën menjëherë në vendin e ngjarjes, madje siç bëhet e ditur nga siti, “Adelaide Now”, disa agjentë janë vendosur afër zonës duke e vënë personin nën shënjestrën e snajperëve.
Si rrjedhojë e situatës së krijuar, disa nga rrugët kishin bllokuar trafikun e makinave dhe kalimin e këmbësorëve.
Policia, ndërhyri duke i thënë personit në fjalë të zbriste pasi ata kishin ardhur për ta ndihmuar atë.
Pas më shumë se tre orëve, ai u dorëzua duke hedhur armën. Agjentët, të cilët fillimisht dyshuan se ajo ishte një armë lodër, më pas pohuan se ishte autentike.
Vetëm pak minuta më vonë i çekuilibruari, ngriti duart duke i vënë pas koke. Ishin tre agjentë, të cilët e zbritën atë në tokë me ndihmën e një vinçi.
r.b/NOA