English

Nis burgimi 3-mujor për Lindsay Lohan

Los Angeles, 20 Korrik, NOA – E dëshpëruar, Lindsay Lohan ka hyrë sot në burgun e Lynuood të Los Angelesit pasi u dënua me 90 ditë heqje lirie për mosrespektim të masës së dhënë nga gjykata, për përdorim alkooli gjatë drejtimit të makinës.

Dënimi erdhi si rezultat i një moszbatimi të dënimit të mëparshëm që i është dhënë aktores ku ajo nuk ndoqi një program tjetër rehabilitimi, i cili i është dhënë asaj si pasojë e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.

Sipas burimeve, dënimi mund të shkurtohet për shkak të mbipopullimit të burgut dhe “krimi” cilësohet jo i rëndë.

Aktorja 24-vjeçare që premtonte një karrierë të madhe u dënua në 6 korrik nga gjykata e Beverly Hills pasi nuk u paraqit në seancat e programit të rehabilitimit dhe nuk u paraqit në gjykatë, ndërsa në vitin 2007 ajo u ndalua 2 herë në gjendje të dehur në timon.

n.e/NOA

KOMENTE