Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 20 Korrik /ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme, e martë, 20 Korrik 2010.
Gazeta "Koha Jonë"
SKAFI GODET PËR VDEKJE TË MITURIN NË BREGDET- Rikthet paniku nga mjetet lundruese në plazhe, fare afër pushuesve në rërë dhe atyre që lahen pranë bregut. Pas masakrimit të 16 vjeçarit, policia arreston Indrit Muratin, drejtonte pa patentë. Dëshmitë në vendngjarje....
Tituj të tjerë;
Votohen shkurtimet e buxhetit, opozita kundër
Vrasja e 16 vjeçarit, protestë ndaj Policisë
Nishani : Përtej sektorit të drejtësisë
Gazeta "Integrimi"
REFORMA ZGJEDHORE. LSI : KONTRIBUTI I SHOQËRISË CIVILE , I RËNDËSISHËM- Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama , ka apeluar edhe një herë dje , domosdoshmërinë e fillimit nga puna për reformën zgjedhore, përfshirë edhe atë administrative.
Tituj të tjerë:
Ekonomia shqiptare e qendrueshme dhe në rritje
Nis zbatimi i strategjisë për shqiptarët e rikthyer
Ndryshimet në buxhet janë lëvizje në drejtimin e duhur
Gazeta " Shqip":
BERISHA NUK VOTON BUXHETIN- Si asnjëhere më parë, gjatë diskutimeve të buxhetit , ka munguar kryeministri i vendit, Sali Berisha, i zënë në takime të ndryshme. Gjatë diskutimeve të djeshme për buxhetin në seancën parlamentare, nuk ishin të pranishëm kryeministri Berisha, Zv.kryeministri Ilir Meta dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.
Tituj të tjerë:
Një debat normal me zotin Stefani
PD- LSI, NATO ne mes për SHISH-in
Ligjet dhe shpirti
Gazeta "Shqiptare"
GJYQËSORI - SHËNDETËSI SHUMË TË KORRUPTUAR- Ekspertët: Drejtësia nën kontrollin e politikës. Gjyqtarët emërohen me rryshfet, më pas kërkojnë kthimin e parave. Në shëndetësi pa paguar, nuk mund të marrësh shërbim.
Tituj të tjerë:
Lista e plotë e 100 biznesnevëve VIP në krye të "Bechtel"
Tri motrat Gjoni, ju rrëfejmë çapkënllëqet e fëmijërisë
Digjet një lagje Rome në Shkodër. Gruaj: si shpëtova fëmijët
Gazeta "Rilindja Demokratike"
DYFISHIMI I RRITJES EKONOMIKE, PARLAMENTI MIRATON PAKETËN- Kuvendi miraton me 71 votat e maxhorancës ndryshimet në buxhet. PS në ritualin e përherëshëm fëminor të Ramës, braktis votimin pas fjalës së Beqes, që nuk arriti të bënte mirë rolin e tellallit pasi nuk kuptohej mirë kur fliste.
Tituj të tjerë:
Sikur deputetët e Ramës të flisnin për buxhetin e munguar të Tiranës
Arsyet e ndryshimit të buxhetit
Garanci për një stabilitet makroekonomik.
Gazeta "Mapo":
VRASJA E 16 VJEÇARIT, DYSHOHET MBI POLICINË- Incidenti në postbllokun tek "Ura e Cenit" dhe breshëritë e plumbave në drejtim të makinës, me të cilën udhëtonte edhe Armand Skandaj, që nuk ishte i dyshuar për grabitjen. Policia nuk gjen armë në makinë. Dëshmitarët: nuk pati shkëmbime zjarri, policia qëlloi me breshëri. Krimet e Rënda dhe SHKB në Lezhë për të hetuar ngjarjen.
Tituj të tjerë:
Gjyshi i Bleonës : Tradhëtia e fqinjëve dhe tre pistat
Kalon buxheti, mungojnë Berisha, Topalli e Meta
Leonard Solis : ju rrëfej dashurinë time të re
Gazeta "55"
MIRATOHET BUXHETI I RI, SHKURTOHEN SHPENZIMET, RRITJA EKONOMIKE- Rishikimi i buxhetit sjell ruajtjen e stabilitetit ekonomik, pa prekur programin e investimeve dhe as projektet sociale të Qeverisë.Opozita braktis sërish Kuvendin, e etur për pak krizë, por kjo s'e pengon maxhorancën që me 71 vota "pro" të miratojë në parim ndryshimet.
Tituj të tjerë:
Zoti Uithers, me ligj apo pa ligj lustracioni, Edi Rama i përket sistemit komunist
Edi Rama prej 10 vjetësh në krye të Bashkisë , asnjë banesë sociale të përfunduar
Komisioni Hetimor do të thërrasë për dëshmitar edhe Ramiz Alinë
Gazeta "Zëri i Popullit"
BLERJA 2. SUPERVILA 1 MILION EURO E PRIFTIT, MINISTRI FSHEH REZIDENCËN E RE- Zbulohen fakte të reja rreth aferave korruptive të ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti. Gazeta nxjerr në dritë blerjet në emër të Priftit. Pas apartamentit 800 mijë euro, edhe një vilë superluksoze me vlerë 1 milion euro. Opozita denoncon në Parlament, Prokuroria vazhdon të heshtë.
Tituj të tjerë:
Pazaret për SHISH përçajnë maxhorancën
Kriza e shkaktuar do kthehet t'u godasë politikisht
Van Gal sfidon Maradonën, më jepni Argjentinën./m.sh/