Reprezalje policore në Lezhë, shumë të arrestuar mes tyre të mitur. Protestuesit etiketohen si vandalë. Policia vrau të miturin Armando Skanaj ndaj pati reagime për ekzekutimin e të pafajshmit gjatë një aksioni për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje me dhunë
Lezhë, 20 Korrik 2010 - NOA Furi arrestimesh dhe raprezalje policore ka ndodhur mbrëmë deri sot në orët e para të mëngjesit në rajonin e Lezhës, pasi policia ka kryer ndalime dhe shoqërime të shumë njerëzve lidhur me protestën që u bë kundër saj, si reaigm për vrasjen nga efektivat policorë të të pafajshmit Armand Skanaj, 16-vjeçar.
Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se sot në orët e para të mëngjesit u bë arrestimi i Klodian Berisha, 18 vjeç, lindur ne Mamurras-Kurbin dhe me banim ne Lezhë, Alfons Filipi 21 vjeç, lindur dhe banues ne qytetin Lezhë, Dod Shtjefni 50 vjeç, lindur ne Dajç-Lezhe dhe me banim ne qytetin Lezhë, Ernest Ceka 39 vjeç, lindur ne Mirdite dhe me banim ne qytetin Lezhe.
Gjithashtu u arrestuan I.C. 16 vjeç, lindur dhe banues ne qytetin Lezhë, M M 16 vjeç, lindur ne Puke dhe banues ne qytetin Lezhe.
Zyrtarisht policia tha se arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin kane kryer veprat penale, te parashikuara nga nenet 293/2-25, 262-25 dhe 150 te Kodit Penal.
Gjithashtu policia konfirmoi se ka filluar proçedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale:
1-J.Gj. 16 vjeç, lindur ne Bathore-Tirane.
2-F.N 15 vjeç, lindur dhe banues ne Lezhe, për veprat penale te Pengimit të qarkullimit te mjeteve te transportit” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje ne grumbullime e manifestime te paligjshme”, parashikuar nga nenet 262-25 dhe 293/2-25 te K.Penal.
Po ashtu ka nisur procedimi penal dhe për 48 – vjeçarin Mark Perkola lindur ne Kaçinar-Mirdite dhe me banim ne Lezhe, per vepren penale te “Organizimit dhe pjesëmarrjes ne grumbullime e manifestime te paligjeshme”, te parashikuar nga neni 262 i K.Penal.
E gjithë kjo furi arrestimesh dhe procedimesh penale erdhi pasi mbrëmë rreth oreve te darkes nje grup prej disa dhjetëra vetash kane protestuar per ngjarjen e dates 17.07.2010 ku ka humbur jeten 16-vjeçari Armando Skendaj, i cili u qëllua nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri me dy të dyshuar për një grabitje të ndodhur më herët.
Në protestën e mbrëmshme, manifestuesit protestuan duke mbajtur pankarta ne duar, ku ne to shkruheshin parulla kunder policise.
Më pas grumbulli i protestuesve ka vazhduar protesten ne rrugen nacionale, ne vendin e quajtur “Kryqezimi i Shengjinit” ku dhe kane bllokuar aksin rrugor Lezhe - Shkoder duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe duke permbysur nje mjet te markes Wolksvagen-Bora, me targa TR 9780 F, qe i perkiste nje punonjesi te Gardes së Republikës duke e demtuar kete mjet.
Lidhur me ngjarjen, policia zyrtarisht i akuzoi për vandalistë të pranishmit në protestë: “Pas ketyre veprimeve grumbulli i protestuesve eshte kthyer para Komisariatin e Policisë Lezhe duke hedhur parulla dhe kryer veprime vandale, duke qelluar me gure e sende te tjera ambientet e jashtme te komisariatit”.
Per kete ngjarje policia e Lezhës thotë se ka kryer te gjitha veprimet e nevojshme proçeduriale, janë administruar filmime te ndryshme dhe është bere identifikimi i personave pergjegjes dhe po punohet per gjetjen dhe shoqërimin e tyre ne Komisariat.
“Po punohet per identifikimin dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve te tjere te kesaj ngjarjeje dhe materialet proçeduriale do t’i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe ne ngakim te shtetasve te lartpermendur per veprat penale te parashikuara nga nenet 293/2-25, 262-25 dhe 150 te Kodit Penal”, - tha zyrtarisht Policia e Lezhës.
Sakaq po sot, Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe ka folur zyrtarisht në lidhje me ecurine, hetimet dhe arrestimet lidhur me grabitjen e tre shtetasve Malazeze, ngjarje e ndodhur me date 14.07.2010 ne autostraden Lezhe - Shkoder, vendin e quajtur Kryqezimi i Kallmetit.
Bëhet e ditur se pardje në mëngjes është bërë ndalimi i Vladimir Nikolli, 30 vjeç, banues ne fshatin Barbulloje, rrethi Lezhë dhe Flori Nikolli, 25 vjeç, banues ne lagjen Skenderbeg, Lezhe.
Kurse dje është bërë ndalimi i 23-vjeçarit Ardit Skandaj, lindur ne qytetin Lezhë, vëllai i Armando Skanajt që u vra nga policia më 17 korrik 2010.
Po ashtu u arrestuan Sokol Jashari, 21 vjeç, lindur ne Lezhe e me banim ne Lezhë dhe Fation Sejfullai, 21 vjeç, lindur ne Diber e me banim ne Kamez – Tirane.
“Ndalimi i tyre u be per veprat penale te “vjedhjes me dhune ne bashkepunim“ dhe te “kryerjes se veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes”, të parashikuara nga nenet 139 e 25 dhe 301 te kodit penal”, - tha zyrtarisht Policia e Lezhës.
Sipas saj, këta të dyshuar, më 14 korrik 2010, në bashkëpunim me njeri –tjetrin, kane kryer vjedhjen me dhune ne bashkepunim, ndaj tre shtetasve malazezë, ne vendin e quajtur kryqëzimi i rrugës Kallmet, përgjatë superstradës Lezhe – Shkoder.
Fillimisht eshte gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale, motori i markes Honda, pa targa me ngjyre blu, me te cilen autoret kane kryer vjedhjen dhe qe i perket shtetasit Flori Nikolli, me pas ne vijueshmëri te hetimeve te kryera jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e provave materiale:
Kartmonedha me prerje 1000 dhe 2000 leke me vlere 250 000 leke te reja.
Pistolete tip TT
Karikator me 7 fisheke
3 telefona, 2 te markes LG dhe tjetri I markes Samsung
1 aparat fotografik
1 kamere digitale e markes Sony.
1 ore e markes Breil
1 kuti plastike me syze optike
3 karikues telefonash te markes LG
Drejtoria Policise Qarkut Lezhe foli dhe për vrasjen e të miturit në daljen e sotme për media: “Gate nje operacioni më 17 korrik 2010 per te kapur autoret e grabitjes te cilet ishin konstatuar nga ana e policise se po leviznin me automjetin me traga TR 7870 R, ku ju eshte bere thirrje per te ndaluar, keta te fundit kane kundërshtuar punonjësit e policisë, fillimisht duke u perplasur me mjetin ne postobllokun e ngritur per kapjen e tyre,ku mbeti i lenduar lehte nje nga efektivet e policise rrugore, me pas kane qelluar me arme zjarri ndaj forcave te policisë ku forcat e policisë i jane përgjigjur zjarrit, dhe per pasoje ka mbetur i vdekur 16-vjeçari Armando Skanaj, i cili ndodhej ne makine me autoret e lartpërmendur”.
a.b/r.n/NOA