Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prizren, mbahet Panairi i Librit gjatë datave 29 korrik-2 gusht
English

Prizren, mbahet Panairi i Librit gjatë datave 29 korrik-2 gusht

Prizren, 20 Korrik, NOA – Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) njofton se nga data 29 korrik-2 gusht organizon Panairin e Librit në Prizren.

Ky është edicioni i 2-të i panairit të librit që organizohet ptej këtij organizmi kulturor dhe synon të kthehet në një eveniment tradicional.

Bëhet me dijeni se “Panairi i Librit 2010” do të mbahet në ambient të hapur, në qendër të Prizrenit, te ish-parkingu, afër Sheshit Shadërvan.

Deri tani, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre rreth 20 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Ndërkaq, disa nga shtëpitë botuese nuk do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në “Panairin e Librit 2010” në Prizren, pasi synojnë të marrin pjesë në “Panairin e Librit” që do të mbahet në Ulqin, gati në të njëjtat ditë.

n.e/NOA

KOMENTE