Rusi - I Nxehti Dhe Vodka: Rekord Mbytjesh, 71 Veta Brenda 24 Orëve
MOSKË, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Ministria ruse e Situatave të Emergjencës njoftoi sot një bilanc rekord me 71 të mbytur brenda 24 orëve në Rusi, e përfshirë që prej disa javëve nga një valë e paprecedent i nxehti që prej më tepër se 100 vjetësh.
"Ministria regjistroi 85 aksidente në hapësira me ujë që kanë shkaktuar 71 të vdekur 24 orët e fundit", mësohet nga një komunikatë e ministrisë e publikuar në faqen e saj zyrtare.
"Bëhet fjalë për një numër rekord të mbyturish brenda 24 orëve të regjistruar këtë vit", njoftoi AFP-në Veronika Smolskaia, një zëdhënëse e ministrisë.
Larja në ujë në gjendje të alkoolizuar është një nga shkaqet kryesore të mbytjes nëpër hapësira ujore, vazhdon ministria.
Në kohë të nxehtë, daljet në breg të ujit me pik-nik të shoqëruara me pije alkoolik janë një ndër zakonet e rusëve, sidomos për ata që banojnë në qytetet e mëdha.
Këtë vit rreth 2 500 persona janë mbytur në Rusi, 1 244 prej të cilëve vetëm në qershor.
Vetëm në qytetin e Moskës janë regjistruar 119 të mbytur.
Sipas autoriteteve, vitin e kaluar, 2 733 persona kanë vdekur të mbytur në Rusi, 1 903 ishin në gjendje të dehur.
/I.Pu.
-
deshira13:51 - 20 Korrik 2010alkol dhe vape........
-
Anizel13:48 - 20 Korrik 2010...s'mbushkan fare Ruset ne vape....ha ha ha