Tiranë, 20 Korrik, NOA – Patrick Jephson, sekretari i parë dhe i vetëm personal i princeshës Diana dhe Mary Jo Jacobi, asistente speciale e dy presidentëve amerikane, George Bush e Ronald Regan, si dhe Mbretëreshës Elizabeta II do të prezantojnë për herë të parë në Tiranë në kuadër të turneut të tyre balkanik.
Patrick është një nga ekspertët më të mëdhenj global për media si dhe është autor i dy librave bestseller për princeshën Diana.
Po ashtu, është interesant fakti qe Mary Jo Jacob është gruaja e parë në historinë amerikane që ka punuar për dy presidentë amerikanë.
Të dy ekspertët me famë botërore për media dhe reputacion do të kenë prezantim special para publikut në Shqipëri në evenimentin ekskluziv “Reputation Management Masterclass” që organizohet nga Leoron Events, kompani kjo nga Dubai.
n.e/NOA