English

Shba - Cameron Në Shtëpinë E Bardhë Për Bisedime Me Obamën

UASHINGTON, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin amerikan, Barack Obama, i cili do të ndalet kryesisht në rolin e kompanisë britanike të naftës ''BP'' përsa i përket ndotjes të Gjirit të Meksikës dhe çështjes Megrahi. Cameron, i cili zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Uashington si kryeministër mbërriti me një limuzinë amerikane që mbante dy flamuj të vendit të tij. Takimi do të vijojë me një drekë pune ku do të marrë pjesë zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden dhe më pas me një konferencë shtypi. David Cameron po zhvillon një takim me presidentin amerikan, Barack Obama në momentin ku BP, ndërmarrje shumë e rëndësishme për ekonominë britanike është kritikuar nga opinioni amerikan për rolin e saj në lidhje me ndotjen e Gjirit të Meksikës. Dy personalitetet do të diskutojnë për rolin e gjigandit të kompanisë së naftës BP dhe lirimin nga drejtësia skoceze të libianit, Abdelbaset al-Megrahi dënuar në vitin 2001 me burgim të përjetshëm për atentatin kundër një avioni në Lockerbie./ /ec/ a.jor.
KOMENTE