English

Shba - Obama: Konferenca Në Kabul Një Përparim I Madh Për Afganistanin

UASHINGTON, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Konferenca ndërkombëtare e zhvilluar në Kabul përbën një përparim të madh për të ardhmen e Afganistanit, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama në një konferencë shtypi të përbashkët me kryeministrit britanik, David Cameron. Barack Obama këmbënguli mbi faktin se strategjia amerikane në Afganistan ishte në rrugën e duhur, ndërkohë që kryeministri britanik në vizitë në Uashington konfirmoi nga ana e tij se ishin bërë progrese të vërteta në Afganistan. Konferenca ndërkombëtare në Kabul mblodhi përfaqësues nga 70 vende dhe organizata ndërkombëtare për të diskutuar në lidhje me prioritetet e zhvillimit në Afganistan dhe mënyrat për të penguar rebelimin./ /ec/ a.jor.
KOMENTE