Tiranë, 20 korrik, NOA – Peisazhe, portrete, kompozime...
Me këto tri gjini të pikturës ka vendosur të bëjnë për vete artdashëisit e pikturës në kryeqytet piktori Shkëlqim Kokonozi.
Në këto ditë të nxehta korriku ai do të prezantohet në galerinë Didart me një ekspozitë vetjake.
Pas disa ekspozitash të përbashkëta dhe të suksesshme, Shkëlqim Kokonozi ka vendosur t’u flasë vetëm me gjuhën e tij të artit qytetarëve të Tiranës.
Në ekspozitën që çelet nesër, në galerinë Didart, ai do të prezantohet me 14 tabllo, të realizuara me vaj mbi kanavacë.
Kokonozi spikat për stilin e tij të veçantë në realizimin e portreteve, ku ai abstragon fort me figurën e njeriut, duke shprehur një këndvështrim krejt personal të tij.
Të 14 pikturat janë realizuar gjatë këtij viti dhe i prezantohen për herë të parë publikut të kryeqytetit.
mit/NOA