English

Shkoder: Nis "Java E Filmit Spanjoll", Ambasadori Montobio Pershendet Publikun

SHKODËR, 20 Korrik/ATSH-G. Marku/.- Përmes një ceremonie të organizuar në mjediset e rrugës pedonale "Kol Idromeno", nisi mbrëmë në Shkodër "Java e filmit spanjoll", ku i pranishëm Ambasadori i Spanjës në Tiranë, Emanuel Montobio dhe kryebashkiaku Lorenc Luka, përshëndetën të pranishmit e shumtë. Ambasadori Montobio, i kënaqur që ndodhej në qytetin e Shkodrës, me te cilin vitet e fundit bashkëpunimi ne fusha te ndryshme eshte intensifikuar, shprehu bindjen se "pesë filmat që do të shfaqen gjatë kësaj jave, me tematikë edukuese në shërbim të shoqërisë, do të mirepriten nga publiku shkodran". Sipas ambasadorit Montobio, "Java e filmit spanjoll" vjen në Shkodër pas një rrugëtimi të nisur nga kryeqyteti dhe më pas edhe në qytetin e Beratit, ku ka vënë re se interesimi i publikut shqiptar për filmat spanjoll është i madh. "Ajo që e bën interesante këtë javë të filmit spanjoll eshtë fakti se pjesë e repertorit të filmave janë edhe ato me tematikë emigracionin, ku flitet për emigrantët e Spanjës në fillim të viteve '60-të në Zvicër, që në një farë mënyre pasqyron edhe eksperiecën e familjeve të emigrantëve shqiptare që e kanë përjetuar atë jashtë vendit të tyre", u shpreh Montobio. Kryebashkiaku Lorenc Luka tha se "bashkëpunimet e Bashkisë me Ambasadën e Spanjës, ka vite që jane shtrirë në shume fusha, ndër të cilat, kultura zë një vend të veçantë". Duke u ndalur tek aktiviteti "Java e filmit spanjoll", ai falenderoi organizatorët dhe në veçanti ambasadorin Montobio për mbështetjen që po i jep Shkodrës dhe në përgjithësi rajonit verior në shume fusha. "Java e filmit spanjoll" ne Shkoder do te vazhdoje deri te premten. /a.ke/
KOMENTE