English

Shkodër-Vrau Në 1996, Arrestohet Një 34 Vjeçar

SHKODËR, 20 Korrik/ATSH-G. Marku/.- Një 34 vjeçar nga komuna Bushat e rrethit Shkodër, i cili rezulton të jetë autor i një vrasje të ndodhur në vitin 1996, u arrestua sot nga forcat e policisë së komisariatit të Shkodrës. Sipas zëdhënëses së shtypit të Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia, ndaj shtetasit Pal Doçi, pasdreken e sotme, është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykates së Apelit Tiranë, pasi ka qënë person i shpallur në kërkim nga policia për arsye se është dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale të "Vrasje me paramendim" dhe "Armbajtje pa leje". Burimi në fjalë bën të ditur se shtetasi Pal Doçi, në vitin 1996, ka vrarë me armë zjarri automatik, për motive hakmarrje, shtetasin Ndue D. Shkreli, vjeç 34. /a.s/
KOMENTE