Ne nuk kemi tabu ne ndryshimet e buxheteve as ndryshimet e ligjeve, per ne gjithcka qe duhet te veprojme qe duhet te funksionoje ka te beje me nje performim me te mire te ekonomise dhe nevojen per perdorimin ne menyre sa me racionale fondet publike, nderkohe qe Z. Rama qe del sot publikisht, pas 7 muajsh kohe te viti 2010 ende nuk ka nje buxhet te miratuar ne Keshillin Bashkiak te Tiranes
Ridvan Bode
Ministër i Financave
Kuvendi i Shqiperise dje miratoi ne parim, ndryshimet ne ligjin “Per Buxhetin e Shtetit per vitin 2010”, ndryshime te cilat sjellin nje kontribut te cmuar ne fuqizimin e metejshem te stabilitetit makroekonomik te vendit, dhe ne perdorimin me eficent dhe efikas te fondeve publike, per te mbeshtetur rritjen e ekonomise dhe njekohesisht per te mundesuar nje mireqenie me te mire shoqerore.
Dje ne nje debat te zgjatur, opozita deshmoi edhe njehere se eshte pa nje alterenative, pa nje program per tu ballafaqur me qeverine, pa nje zgjidhje rreth zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi, por dhe ne kuadrin e zhvillimeve ekonomise boterore, te krizes se thelle qe ka perfshire kete ekonomi, duke zevendesuar diskutimin alternative thjesht me mohime, me shtremberime dhe me nje kriticizem te pabaze dhe bosh. Per te treguar kete boshesi ne kampin e opozites, sot kreu i opozites z. Rama, ka perseritur ato qe dje u ka dhene tellalleve te tij ne Kuvendin e Shqiperise, dhe qe konsistojne ne shtremberime, ne dyshime dhe ne sharrje e thirrje teresisht destabilizuese te pashpresa per opoziten.
Edhe nje here z. Rama shtermberon te verteten kur thote se buxheti i shtetit i vitit 2010 eshte pakesuar me 25%, ne nje kohe kur nga te gjithe dje u konstatua se gjithe shkurtimet shkonin jo me shume se 9.5% e programit fillesatar te miratuar ne Kuvendin e Shqiperise vitin e kaluar.
Z. Rama akuzon per mungese transaparence dhe shifrash, per mungese informacioni. Ne te vertete te gjitha informacionet ekzistojne, te gjitha te dhenat sasiore per 6 mujorin e pare jene ne dispozicion te publikut si nga Ministria e Financave ashtu dhe nga INSTAT-i dhe Banka e Shqiperise, por qe sigurisht nuk jane me formatin dhe me te dhenat qe do deshironte Edi Rama per te mallkuar dhe akuazuar ekonomine shqiptare si nje ekonomi ne krize.
Vijon ti bjere fyellit ne vrimen e tij se ekonomia shqiptare eshte ne krize nderkohe qe jo me larg se nje jave me pare nga FMN u deklarua se eshte nje rritje me e madhe nga sa ne e kishim shpresuar ne nje kohe kur nga raporti i 6 mujorit te pare i Komisionit Europian per vendet para anetaresimit, vendet e rajonit tone, konfirmoi te njejtat gjera, se ekonomia shqiptare vazhdon te mos perfshihet ne krize, se ekonomia shqiptare ka nje rritje positive ndryshe nga sa po ndodh me ekonomite e rajonit dhe me gjere.
Ne vazhden e shtremberimeve dhe te dizinformimeve z. Rama vijon te akuzoje se shkurtimet ishin te panevojshme, ne nje kohe kur tashme dihej nga te gjithe se nevoja per shkurtime te tilla ishte tashme e njoftuar, dhe e kerkuar dhe nga vete opozita, se ne kete vit, ne vitin 2010 ne nuk mund te shpresonim realizimin e te ardhurave 20% me shume nga fakti i vitit 2009 kur viti me i mire i ekonomise ne ekonomine e Shqiperise, viti 2008 ka pasur nje rritje me 15 % nderkohe qe qeverisja e partise se Rames ka realizur nje rritje ekonomike qe nuk i ka kaluar asnjehere 10 % krahasuar me kete vit.
Ne te njejtin drejtim Z. Rama vijon te akuzoje per mosrealizim te te ardhurave, per nje performance te dobet te ekonomise dhe per nje hipoteze te tij tashme te njohur te perfshirjes se administrates ne korrupsion. Do te kishte miresine qe te pakten te krahasohej ajo cka po ndodh sivjet me ekonomine shqiptare, ne nje vit presioni te madh te krizes se ekonomise globale dhe rajonale, me ate qe ka arritur qeverisja e partis se Rames ne vitin e saj me te mire, se si 6 mujor nga 56 miliarde leke te arketuara ne vitin 2004, viti me te ardhurat me te medha historike te qeverisjes socialiste, jane arketuar si 6 mujor te ketij viti ( flas per tatimet dhe doganat) 104 miliarde leke dhe po keshtu dhe te ardhurat e tjera nga nga 85 miliarde leke ne 150 miliarde leke.
I vetmi ze qe nuk ka njohur progres nga viti 2004 deri me sot jane te ardhurat nga pushteti vendor, nga 5.9 miliarde qe jane realizuar ne 6 mujorin e pare te vitit 2004 ne 6.3 miliarde ne vitin ne vijim.
Progres 5 vjecar i parendesishem, hapa mbrapa per te mos u krahasuar me nje vit me pare apo me vite te tjera me nje performance me te mire nga administratat vendore.
Z. Rama akuzon se nuk u be rritje e mjaftueshme e pagave. Ne te vertete rritja e pagave ishte me e larta si mase edhe e akorduar ndonjehere administrates dhe gjithe perfituesve te buxhetit te shtetit.
Rritjet nga 2-12% mbi nje baze te 2-fishuar te nivelit te pagave ne arsim dhe ne shendetesi perben nje kosto qe sebshku me pensionin kalon 120 milione dollare ne vit, nje oferte kjo, nje mase kjo mese e konsiderueshme, jo e neglizhueshme per te luftuar varferine dhe per te shpresuar nje intesifikim te konsumit dhe te kursimeve te shqiptareve pasi prek vetem pjesen e administrates publike dhe ne jemi te bindur qe dhe ne ekonomine reale do te bejme te njeten gje, pra do te kete nje rritje te tyre.
Z. Rama akuzon se pensionet nuk u rriten ne madhesi te mjaftueshme krahasuar me ate qe ka pasur qeverisja e tij apo edhe qe ka deklaruar programin e vete Rama me kompani.
Une i kujtoj Z. Rama se ne vitin me te mire, ne 6 mujorin me te mire te qeverisjes socialiste, viti 2004 niveli i pensioneve te shperndara, vellimi total i pensioneve te shperndara qytetareve ke qene vetem 23 miliarde leke, kurse ne 6 mujorin e pare te vitit ne vijim jane akorduar 49 miliarde leke pensione te shperndara ne xhepat e qytetareve, ne xhepat e pensionisteve, pra nje rritje mbi 2 here.
Z. Rama akozon se nuk u eshte paguar asgje, ndihme ekonomike dhe pagese papunesie shtresave ne nevoje, nderkohe qe ne kemi deklaruar se kane qene zerat e buxhetit qe nuk u preken nga shkurtimet e deklaruara diten e djeshme.
Po te krahasohemi me periudhen e qeverisjes me te mire te partise se Z. Rama vellimi total I pagesave per 6 mujorin e pare te viti 2004, per pagesa papunesie dhe ndihme ekonomike ka qene 4.3 miliarde leke nderkohe qe 6 mujori I pare I ketij viti kemi shperndare, paguar nga buxheti I shtetit 8.4 miliarde leke ndihma dhe pagesa papunesie.
Per te perndjekurit dhe persekutuarit politike, vetem ne 6- mujorin e pare te vitit 2010, jane dhene demshperblim ne masen 2 miliard leke.
Ajo qe e ben te habitur Z. Rama jane investimet publike, si shkurtohen investimet publike nderkohe qe nevoja per shkurtime ishte e domosdoshme ne nje kohe kur ne vijuam rritjen e pagave dhe pensioneve dhe po keshtu paketen sociale. Sigurisht qe investimet publike dhe shpenzimet e administrates qendrore do te ishin pjese e shkurtimeve ne kete buxhet.
Une I kujtoj Z. Rama se ne 6 mujorin e pare te vitit me te mire te qeverisjes se partise se tij investimet publike kane qene ne nivelin 10.7 miliarde leke nderkohe qe ne 6 mujorin e pare te vitit ne vijim jane paguar investime publike kompanive qe Z. Rama u qan hallin 32 miliarde leke, tre here me shume se investime te tilla.
Dhe po ashtu per te zbritur tek kujdesi i tepruar i Z. Rama se qeveria ka marre shume borxhe dhe nuk do te jete ne gjendje per ti paguar keto borxhe. I bej me dije se jo vetem kemi mundesine per te paguar te gjitha shpenzimet e tjera qe lidhen me sherbimin e buxhetit, ku sigurisht pagesa e borxheve eshte prioritare, por do te vijojme edhe me tej per te paguar rritjen e investimeve sipas programit buxhetor qe realizuam, dhe deficiti apo borxhi i vitit sigurisht qe eshte shume nen kontroll, krahasuar me vellimin e shpenzimeve dhe te investimeve dhe te ardhurave qe realizon Buxheti i Shtetit.
Nese ne vitin 2004 borxhi ka qene i barabarte ose me I madh nga vellimi i investimeve te realizuara ne 6 mujorin e pare te vitit 2004 per vitin2009- 2010 po themi se ndersa investimet publike jane realizuar 32 miliarde leke, huamarrja, deficiti, borxhi qe kemi marre kete vit eshte vetem 21 miliarde leke do te thote se 12 miliarde leke nga 32 miliarde jane financuar me tatimet dhe taksat e grumbulluara nga shteti.
Pra e gjitha kjo deshmon per mundesi te nje performimi shume me pozitiv te financave publike edhe mbas shkurtimeve qe ne deklaruam aktualisht.
Ne nuk kemi tabu ne ndryshimet e buxheteve as ndryshimet e ligjeve, per ne gjithcka qe duhet te veprojme qe duhet te funksionoje ka te beje me nje performim me te mire te ekonomise dhe nevojen per perdorimin ne menyre sa me racionale fondet publike, nderkohe qe Z. Rama qe del sot publikisht, pas 7 muajsh kohe te viti 2010 ende nuk ka nje buxhet te miratuar ne Keshillin Bashkiak te Tiranes. Mbase keto veshtiresi e bejne Z. Rama qe te jete i obsesionuar nga ndryshimet buxhetore apo ndryshimet ligjore aq te nevojshme per te dinamizur veprimin e strukturave qeveritare ne periudha te tilla te presioneve te krizes financiare ekonomike globale.