English

Soft News/ Elbasan: Mëngjesi Nis Me Sport

ELBASAN, 20 Korrik/ATSH, Miranda Sadiku/- Teksa ora ka shënuar 06.00 e mëngjesit, qyteti ende fle, vetëm rreth një kilometër larg tij, në Parkun "Rinia", mes gjelbërimit dhe qetësisë, që në orët e para të mëngjesit gjen me dhjetra të rinj e të reja, të moshuar, që nuk e harrojnë ritmin e ditës. Edhe pse në këto ditë të nxehta vere, ata nuk harrojnë rutinën e përditshme, vrapin apo të ecurën në këtë park. Pranvera, një grua rreth të 50-ve thotë se në dimër, apo verë vjen në Parkun " Rinia" që në mëngjes herët. "Tani që temperaturat kanë shënuar rreth 40 gradë, vi më herët në mëngjes, i bie dy herë përqark parkut me ecje të ngadaltë, dhe më pas nuk dal më, pasi vapa është e padurueshme", thotë ajo. Në këtë qetësi dhe mes gjelbërimit të gjithë vrapojnë, apo ecin me shpejtësi në një sport, që sa vjen e po preferohet shumë nga qytetarët elbasanas./n.m/
KOMENTE