English

Soft News - Izrael - Një Ambasador Braktis Bashkëshorten Dhe Ikën Me... 40 Macet E Tyre!

JERUSALEM, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Një ambasador amerikanojugor në Izrael braktisi punën e tij dhe bashkëshorten për t'u zhdukur me gjithë pasurinë si dhe 40 macet dhe dy qentë, njoftoi sot e përditshmja ''Y-Net''. Ka rreth një muaj, që ambasadori, identiteti i të cilit nuk zbulohet nga gazeta, përfitoi nga një udhëtim në Evropë i bashkëshortes së tij, për t'i njoftuar se do të kthehej në vendin e tij. Kur kjo e fundit është kthyer në Izrael, zbuloi se bashkëshorti i saj kishte marrë gjithçka me vete duke përfshirë bizhuteritë dhe veshjet personale si dhe kafshët./ /ec/ a.jor.
KOMENTE