Soft News - Një Nigeriane Lind Një Vajzë... Dëborë Të Bardhë!
LONDËR, 20 korrik /ATSH-MIA/ - Një çifti britanikësh me prejardhje nga Nigeria priti me padurim foshnjën e porsalindur, megjithatë, askush nuk priste që foshnja me prindër me ngjyrë të kishte lëkurë të bardhë, sy të kaltër dhe flokë të bardhë.
Vajza e porsalindur, Nmachi Ihegboro, ka mahnitur ekspertët e gjenetikës.
Babai i saj, Ben, 44 vjeç, thotë se "që nga dita që ka lindur, nuk mund t'ia ndajmë sytë Nmachit".
Nëna e saj, Angela, 35 vjeçe, deklaroi se ajo është një fëmijë tepër i bukur dhe i
mrekullueshëm.
Familja jeton në Woolwich, në jug të Londrës, ndërkohë që të gjithë fëmijët e tjerë janë me ngjyrë.
Ben i tha gazetës britanike "The Sun" se fillimisht ishte tonditur pas lindjes së Nmachit bile edhe ishte mahitur duke e pyetur gruan nëse ky fëmijë ishte i tiji.
"Pasi lindi të dy jemi ulur dhe nuk kemi mundur t'ia ndajmë sytë me orë të tëra", tha babai i vajzës.
"Bashkëshortja ime është besnike. Edhe sikur të mos ishte, bebja nuk do të dukej kështu", thotë Ben./
a.jor.