English

Soft News - Suedi - Një Familje Jetonte Me ...191 Mace

STOKHOLM, 20 korrik /ATSH-AFP/ - Rreth dyqind mace, në një koncert shurdhues mjaullimash dhe një erë të neveritshme, u përballën për herë të parë me shërbimet veterinare të njoftuara urgjent për shkak të shoqërisë së çuditshme të një familjeje të rrethinave të Stokholmit, njoftoi sot e përditshmja "Aftonbladet". Kjo familje prej katër personash, një grua 60 vjeçe, nëna e saj, motra dhe djali i saj, jetonin me, jo pak por, 191 mace në Botkyrka, 25 kilometra në jugperëndim të Stokholmit. "Kishte një aromë të tmerrshme amoniaku që e bënte ajrin të vështirë për t'u thithur", i shpjegoi gazetës Marie Ludin, një veterinare e shërbimeve sociale të Stokholmit. Shërbimet sociale i përshkruajnë kushtet të padenja, me mace të ngordhura përtokë, mace të sëmura apo të plagosura dhe shtroja të pista dhe plot jashtëqitje. Vetëm 18 mace u dërguan në një pension të specializuar, 173 të tjerat u asgjësuan. Ligji suedez ndalon mbjatjen e më tepër se nëntë maceve. "Këta persona i duan pa masë kafshët dhe kanë një zemër të mirë. Ata mendojnë se mund të kujdesen për to, por ne nuk jemi dakord", shpjegon në "Aftonbladet" Karina Burlin, e shërbimeve sociale të kryeqytetit suedez. "Aftonbladet" sjell edhe shembuj të tjerë të bashkëjetesës me kafshë, si ai i një gruaje të jetër e cila jetonte deri në vitin 2007 me 11 mjellma në një studio të Stokholmit ose ai i një burri i cili jetonte me 21 qenë në një apartament me tre dhoma në Gavle, në qendër të Suedisë. /I.Pu.
KOMENTE