English

Spindelegger: Afrimi I Ballkanit Drejt Be-Së Mbetet Prioritet I Austrisë

VJENË, 20 korrik /ATSH-MIA/ - Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Michael Spindelegger, duke paraqitur sot përpara qeverisë në Vjenë raportin për politikën e jashtme, theksoi se afrimi i shpejtë i vendeve nga Ballkani Perëndimor drejt BE-së mbetet prioritet i politikës së jashtme austriake. "Në fillim të vitit 2009, së bashku me homologun tim rumun, inicova Strategjinë e Danubit që mundëson bashkëpunim edhe më të afërt me fqinjët tanë në këtë rajon të rëndësishëm", tha Spindelegger. "Nga iniciativa austriako-rumune u zhvillua projekti qendror evropian. Rajoni i Danubit posaçërisht për ne austriakët, është motor i rritjes dhe Danubi nuk është vetëm simbol i bashkimit të Evropës, por edhe pjesë e identitetit tonë evropian", porositi shefi i diplomacisë austriake./ a.jor.
KOMENTE