Sport-Merkato/ Boluspor Largon Mesfushorin E Kombëtares Gilman Lika
TIRANË, 20 Korrik/ ATSH - Gjergji Mima/ - Klubi turk i kategorisë së dytë, Boluspor, la të lirë mesfushorin e kombëtares shqiptare, shkodranin Gilman Lika. Lajmi u bë ditur përmes një komunikate në faqen zyrtare.
Në këtë komunikatë qartësohet se klubi nuk ka ndërmend ta vazhdojë më lidhjen me futbollistin në fjalë, ndërkohë që për momentin ende nuk është bërë e qartë se cilat janë arsyet e këtij vendimi. Gjithsesi, ky nuk është një lajm i mirë për futbollistin shqiptar, i cili tashmë e shikon veten pa skuadër.
Për momentin ende nuk dihet nëse ai ka oferta nga ndonjë skuadër tjetër. Ndërkohë që nuk përjashtohet një rikthimi i mundshëm i tij në kampionatin shqiptar të futbollit. Burime pranë vetë lojtarit kanë pohuar gjithsesi, se dëshira e Likës është të vazhdojë të luajë në një kampionat të huaj edhe për disa vite.
Ai po shqyrton mundësitë për të vazhduar në një tjetër ekip në kampionatin turk të futbollit. /a.ke/