English

Temperaturat E Larta Pushtojnë Sërish Vendin

TIRANË, 20 Korrik/ ATSH- Suada Daci/- Pavarësisht reshjeve të shiut që ranë dje në pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë, vala e të nxehtit afrikan që ka mbërritur në Shqipëri, do të vazhdojë për disa ditë në territorin tonë, parashikojnë meteorologët. Vlerat e larta të temperaturave janë ndjerë sot që në orët e para të mëngjesit, por në mesditë ato do të jenë më të larta. Shërbimi Meterologjik njoftoi se temperaturat maksimale sot në kryeqytet do të shënojnë 37 gradë celcius. Shenjat për një verë të nxehtë janë ndjerë edhe gjatë javës që sapo lamë pas, por sipas parashikimit të meterologëve, "ky i nxehte pritet të ndihet më shumë gjatë fundjavës, ku temperaturat pritet të shkojnë rreth 40 gradë". Sipas tyre, vendi ynë pritet të goditet në dy muajt e ardhshëm nga i nxehti afrikan, ç'ka nënkupton vazhdimin e temperaturave të larta. I nxehti shkakton probleme shëndetësore tek shumë njerëz, ndaj mjekët specialistë këshillojnë që të moshuarit dhe të vegjëlit të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të evitohet dalja në orët e pikut. Sipas tyre, gjatë ditëve të nxehta duhet të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje./n.m/
KOMENTE