English

Tiranë, Vijon Projekti Për Sistemimin E Shtratit Të Lanës

TIRANË 20 Korrik/ATSH-Gjergji Mima/.- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama inspektoi sot fazën e parë të punimeve për sistemimin e shtratit të Lanës pranë shkollës Teknologjike, një segmenet i zënë nga ndërtime informale. Rama tha se shpejt kjo rrugë do të kthehet në shëtitore për kryeqytetasit. Sipas tij, punimet për sistemimin e segmentit të Lanës kanë qëllim krijimin e hapësirave të gjelbërta publike dhe se, kjo ndërhyrje urbane do përmirësojë jetën e komunitetit. Punimet do të kryhen në dy skarpatet e Lanës. Krahas pastrimit nga mbeturinat, anët e lumit do të jenë të gjelbërta dhe pemë dekorative. Plani e koncepton këtë segment të Lanës pa automjete dhe në funksion vetëm te këmbësoreve. /f.n/
KOMENTE