English

“Viza e fundit”, operacion special kundër abuzimit me vizat greke

Korçë, 20 Korrik 2010 NOA/ Alba Filipi - Sektori Kunder krimit Financiar në drejtorinë rajonale të Policisë së Korçës, sapo ka finalizuar me sukses operacionin “Viza e Fundit” , ku si rezultat u arrestuan në flagrancë tre burra të dyshuar për falsifikime dhe trafik vizazh.

Drejtues Bernard Çaushaj, drejtor i Policisë së Korçës, i tha agjencisë NOA se të arrestuarit janë Kostaq Gjoka 43 vjeç lindur dhe banues ne lagjen nr 13 Korçë, Bujar Kuçi 51 vjeç, lindur në Prizren Kosove dhe banues te lagjja nr 15 Korçë dhe Arben Gusho 48 vjeç lindur dhe banues në lagjen nr 10 të Korçës.

“Arrestimi i tre të dyshuarve u bë për veprat penale ”Falsifikim i dokumenteve”, ”Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave” dhe “Falsifikimi i Vulave stampave dhe formularëve”, - konfirmoi z. Çaushaj.

Sipas hetimit, tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin dokumente, viza, dokumente greke dhe vula të pikave të kalimit kufitar.

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre pasaporta biometrike, ne te cilat gjendeshin viza greke qe dyshohen se janë te falsifikuara si dhe disa dokumente greke dhe një dokument identifikimi ne gjuhen greke.

Në operacion u sekuestruan si prova edhe një njësi qendrore kompjuteri, katër aparate celularesh, një kamera dixhitale, një sasi e konsiderueshme lekesh, dollarësh dhe eurosh, pajisje kancelarie si dhe një sasi e konsiderueshme kartash plastike ne formatin e kartave te identitetit dhe patentave te cilat përdoren per falsifikim.

a.f/r.n/NOA

KOMENTE