English

Vlore: Temperaturat Dy Grade Me Ulet, Kushte Te Favorshme Lundrimi

VLORË, 20 korrik/ATSH-H.Koçi/.- Reshjet e shiut që ranë mbrëmjen e djeshme kanë shkaktuar uljen e mëtejshme të temperaturave në qytetin e Vlorës, me rreth 2 gradë celsius. Po ashtu, në këtë tendencë të vlerave të temperaturave ka ndikuar edhe ndryshimi prej dy ditësh i drejtimit të erës. Moti sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë i kthjellët, me zhvillime të pakta resh, ndërkohë që përqindja e lagështisë në ajër do të arrijë në rreth 68 përqind dhe ajo e avullimit në 6 përqind. Kushtet e lundrimit do të jenë të favorshme për të gjitha mjetet, ç'ka ka bërë që mbi 20 peshkarexha të dalin çdo ditë për gjueti në hapësirën detare brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim, me shpejtësi nga 0-2 m/sek, deri në 4-6 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 31-33 gradë celsius dhe ato minimale në 20-22 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur. /a.ke/
KOMENTE