English

Vritet 57-vjeçari me shtetësi sllovene, në kërkim autori

Fushë Kosovë, 20 Korrik, NOA – Një shkëmbim zjarri ka ndodhur gjatë orëve të natës në Fushë Kosovë, duke shkaktuar shqetësimin e forcave policore të zonës, të cilat janë drejtuar menjëherë në vendngjarje për të verifikuar çfarë kishte ndodhur.

Ato bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se kanë konstatuar një viktimë e cila ishte qëlluar me armë zjarri, hipur në një makinë të tipit Mercedes me targa të Sllovenisë.

Mësohet se grupi hetimor ka konstatuar që viktima quhej Ramadan B., 53-vjeç dhe ishte me shtetësi sllovene.

Ndërsa i dyshuari për këtë vrasje është 35-vjeçari Driton Buqaj, i cili ndodhet në arrati dhe policia është vënë në kërkim të tij.

Ndërkaq, gjatë orëve të natës, me urdhëresë të prokurorit është kontrolluar banesën e të dyshuarit në Prishtinë si dhe është arrestuar një i dyshuar tjetër, i cili ka kryer transportin e të dyshuarit Driton Buqaj nga Fushë Kosova për në Prishtinë pas incidentit të vrasjes.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja si dhe ka arrestuar personin i cili në momentin e incidentit ndodhej në këtë veturë së bashku me viktimën dhe të dyshuarin.

Akoma nuk dihen motivet e këtij incidenti përderisa policia është në kërkim të të dyshuarit Driton Buqaj.

n.e/NOA

KOMENTE