Zvicër, 21 Korrik 2010 NOA - Një dorëshkrim dhe disa letra të Franz Kafkës dolën në dritë me hapjen e kutive të depozitave të sigurisë në bankat e Zyrihut në Zvicër si dhe në Tel Aviv.
Sipas të përditshmes “Haaretz”, nga kaseta e sigurisë është gjetur një thesar i vërtetë letrar dhe një dorëshkrim origjinal i një tregimi të shkurtër nga Kafka, por jo tepër preciz.Dokumentacionet dhe objektet e shkrimtarit u mirëmbanin nga dy zonja të moshuar, motrat Ruth dhe Eva Hoff, vajzat e sekretarit, i cili ishte dhe mik i ngushtë i Kafkës, Max Brod.
r.b/NOA